Benet Beci: Investime madhore për ujësjellësin dhe kanalizimet në Shkodër

Shkodra hyn në një fazë të re zhvillimi, me investime konkrete që synojnë modernizimin e infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci shkruan në Facebook:
Shkodra po hyn në një fazë konkrete investimesh për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.
Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe me financim nga KfW Development Bank, në kuadër të programit Municipal Infrastructure Programme V (MIP V), janë planifikuar investime në vlerë rreth 35 milionë euro që do të realizohen deri në fund të vitit 2028.
Këto ndërhyrje përfshijnë përmirësimin e rrjetit ekzistues, modernizimin e infrastrukturës kryesore dhe ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, duke u dhënë fund shkarkimeve të patrajtuara dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në pastrimin e lumit Buna dhe mbrojtjen e liqenit të Shkodrës.
Qëllimi është i qartë: një sistem funksional që trajton ujërat e ndotura sipas standardeve evropiane dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët.

Punimet do të ecin sipas kalendarit të përcaktuar, me ndryshime konkrete që qytetarët do t’i shohin që nga viti i ardhshëm.<

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?