Benet Beci lançon programin “Junior Mayor 2025” në Shkodër, të rinjtë ftohen të bëhen kryebashkiak për një ditë
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka lançuar iniciativën e parë të këtij lloji në qytet: programin “Junior Mayor – Shkodra 2025”, që u jep të rinjve mundësinë të përjetojnë një ditë të plotë në rolin e kryebashkiakut.
Të rinjtë e moshës 15–18 vjeç, që kanë ide për zhvillimin e Shkodrës dhe e shohin veten si liderë të së ardhmes, ftohen të aplikojnë duke shkruar një ese të shkurtër me temën: “Pse duhet të jem unë Junior Mayor dhe cili është propozimi im për Shkodrën?”
Fituesi do të kalojë një ditë pune pranë kryebashkiakut Benet Beci, duke marrë pjesë në takime, vendimmarrje dhe prezantime, si dhe duke u përballur me sfida reale të qeverisjes vendore.
Aplikimet janë të hapura deri më 28 nëntor, ndërsa formulari është publikuar nga Bashkia Shkodër./J.H/
KOHA JONË SONDAZH

