Benet Beci: Muaji festiv në Shkodër u zhvillua pa incidente, masa të posaçme sigurie edhe për natën e ndërrimit të viteve

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se muaji festiv në qytet është zhvilluar pa asnjë incident, pavarësisht fluksit dhe masivitetit të lartë të aktiviteteve dhe qytetarëve.

Në një postim të tij, Beci thekson se ky rezultat është arritur falë angazhimit dhe punës së Policisë Bashkiake, e cila ka garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë periudhës festive.

Ai bën me dije se edhe nata e ndërrimit të viteve do të shoqërohet me një plan të posaçëm masash, me qëllim sigurimin maksimal të qytetarëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shkodrën për të festuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të festojmë dhe të gëzojmë së bashku”, shkruan Beci, duke uruar një atmosferë festive të qetë dhe të sigurt për të gjithë. /J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?