Benet Beci: Ndërhyrje historike në Shkodër, shpëtohet jeta e një pacienti 43-vjeçar
Në Spitalin Rajonal të Shkodrës është kryer me sukses për herë të parë në Shqipëri stentimi i arteries mesenterica superior, një ndërhyrje tepër e rrallë dhe komplekse që përdoret për trajtimin e ishemisë kronike të mezenterit, sëmundje me mortalitet shumë të lartë.
Procedura u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke i shpëtuar jetën një pacienti 43-vjeçar.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e cilësoi këtë si një arritje të madhe për mjekësinë shqiptare, duke vlerësuar ekipin mjekësor që bëri të mundur këtë ndërhyrje: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Kevin Bektasha.
Kjo është një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit dhe profesionalizmit të mjekëve shqiptarë, duke e vendosur Shkodrën në qendër të një suksesi të ri në fushën e mjekësisë moderne.
KOHA JONË SONDAZH

