Benet Beci: Ndriçim i ri LED në Shkodër, kursim energjie deri në 1/3 në akset kryesore të qytetit

Bashkia e Shkodrës ka përfunduar një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke zëvendësuar ndriçimin dhe shtyllat rrugore të instaluara që nga vitet ’70 në disa nga akset më të frekuentuara të qytetit.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Benet Beci, ndërhyrja ka garantuar një kursim të menjëhershëm të energjisë elektrike me rreth 1/3, falë përdorimit të teknologjisë së re LED. Konsumi është ulur nga 1.5 milion lekë të reja ose 90 mijë kWh në vetëm 0.5 milion lekë të reja ose 30 mijë kWh.

Në kuadër të projektit “Bashki të Zgjuara – Energji”, përfituese të këtij investimi janë rrugët Qemal Draçini, Martin Camaj dhe Europa. Në këto akse janë instaluar 104 ndriçues të rinj, të shoqëruar me shtylla moderne dhe linja nëntokësore, duke rritur ndjeshëm sigurinë rrugore, eficiencën energjetike dhe estetikën urbane./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?