Benet Beci në Obot dhe Goricë: Jemi pranë banorëve, prania në terren do të vijojë pa ndërprerje
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka qenë sot në terren pranë banorëve të Obot dhe Goricë, për të inspektuar nga afër situatën dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Në një reagim publik, Beci theksoi se që nga dita e parë ekipet e bashkisë dhe strukturat përkatëse kanë qenë në gatishmëri të plotë, me prani të pandërprerë në zonat e prekura, duke ofruar ndihmë direkte për familjet që kanë pasur nevojë.
“Që nga dita e parë, ekipet tona kanë qenë në terren, në gatishmëri dhe në ndihmë të banorëve. Kjo prani do të vijojë pa ndërprerje, me përgjegjësi dhe vëmendje ndaj çdo familjeje,” u shpreh kryebashkiaku./J.H/
Postimi në Facebook:
KOHA JONË SONDAZH

