Benet Beci: Në terren për normalizimin e qarkullimit pas reshjeve intensive të dëborës në Shkodër

Pas reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë zonat malore, ekipet e Bashkisë Shkodër janë angazhuar në terren për zgjerimin e pjesës kaluese dhe normalizimin e qarkullimit rrugor drejt këtyre zonave.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një reagimi publik, bëri të ditur se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim garantimin e sigurisë dhe aksesit për banorët dhe vizitorët. Sipas tij, prioritet mbetet hapja e rrugëve dhe përmirësimi i kushteve të lëvizjes, veçanërisht në zonat më të prekura nga dëbora.

“Ekipet janë të angazhuara për të garantuar siguri dhe akses për banorët dhe vizitorët”, thekson Beci, duke shtuar se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë aty ku është e nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, veçanërisht në kushtet e motit të vështirë dimëror./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?