
Pas thirrjes publike të bërë në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur sot aksionin e pastrimit të plazhit të Velipojës.
Në një video live të publikuar mëngjesin e sotëm, ai shfaqet me dhjetëra të rinj në autobus, të cilët janë nisur drejt Velipojës për t’u bashkuar në nismën e ndërgjegjësimit dhe pastrimit të zonës bregdetare.