Benet Beci pret ambasadorin polak në Shqipëri: Shkodra hap ura bashkëpunimi me Poloninë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, Vojciech Unolt, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe krijimi i mundësive të reja për investime dhe bashkëpunim ekonomik e kulturor.

“Kënaqësi e veçantë të prisja në një takim zyrtar Ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, Vojciech Unolt. 🇵🇱🇦🇱
Gjatë bisedës, ndamë vlerësime për zhvillimet pozitive dhe vizionin për Shkodrën, duke u ndalur te mundësitë konkrete për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes qytetit tonë dhe Polonisë. Fokusi ishte i qartë: krijimi i hapësirave të reja për investime të huaja dhe forcimi i lidhjeve ekonomike e kulturore.
Natyrshëm, në një ditë si kjo, nuk mund të anashkalohej as ndeshja e kombëtareve tona një detaj që i shtoi pak më shumë gjallëri bisedës 😄⚽
Shkodra që ndërton lidhje, që hapet dhe që beson te partneritetet me vlerë. 🇦🇱🤝🇵🇱”, shkruan Beci në postimin në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?