Benet Beci prezanton fituesit e Maratonës së Parë të Shkodrës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka publikuar foto albumin e fituesve të Maratonës së Parë të Shkodrës, një aktivitet sportiv që solli emocion dhe pjesëmarrje masive në qytetin verior. Gara përfshiu kategori të ndryshme në distanca 2.5 km, 5 km dhe 10 km, duke nxjerrë në pah talentin e sportistëve të rinj dhe të rritur.
🏃 Rezultatet sipas kategorive:
▶️ 2.5 km – Meshkuj
🥇 Elsar Balaj (2012) – 8’32”27
🥈 Ares Ferhati (2011) – 9’51”69
🥉 Endri Demaj (2011) – 9’52”69
▶️ 2.5 km – Femra
🥇 Darsia Vathi (2012) – 10’51”12
🥈 Briseida Llaza (2011) – 12’28”28
🥉 Oltea Zaimi (2014) – 12’30”97
▶️ 5 km – Femra
🥇 Elizabeta Marko (2007) – 21’06”94
🥈 Medina Hykas (2007) – 22’37”91
🥉 Doda [2008] – 27’28”47
▶️ 10 km – Meshkuj
🥇 Gledar Mesi (1982) – 34’35”00
🥈 Imer Kajoshaj (1994) – 36’58”00
🥉 Florjan Bala (1983) – 37’54”00
▶️ 10 km – Femra
🥇 Redia Dauti (2004) – 37’45”00
🥈 Kristina Pura (2000) – 40’27”00
🥉 Isabella Seider (1996) – 45’35”00
Kjo maratonë e parë për Shkodrën u përshëndet si një nismë që jo vetëm nxit sportin, por edhe promovon qytetin si qendër të aktiviteteve të mëdha kulturore e sportive.
KOHA JONË SONDAZH

