Benet Beci: Projektbuxheti 2026, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Shkodrës
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar Projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2026, një dokument që, sipas kryebashkiakut Benet Beci, pasqyron punën dhe drejtimin e ndjekur gjatë dy viteve të fundit në administrimin vendor.
Në një reagim publik, Beci theksoi se buxheti nuk përfaqëson vetëm një paketë shifrash, por është rezultat i një procesi pune të fokusuar në forcimin e administratës, rritjen e efikasitetit, disiplinës dhe bashkëpunimit mes strukturave të bashkisë. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar dialogun dhe debatet konstruktive si elementë kyç në marrjen e vendimeve.
Sipas kryebashkiakut, Bashkia Shkodër sot konsiderohet një partner i besueshëm për institucionet qendrore dhe donatorët ndërkombëtarë, gjë që është reflektuar në rritjen e numrit të projekteve dhe investimeve në territor.
Beci nënvizoi se efektet pozitive po reflektohen edhe në ekonomi, veçanërisht në sektorin e turizmit, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme, duke e bërë qytetin më të gjallë dhe më tërheqës për vizitorët dhe investitorët.
Në përfundim, ai theksoi se qëllimi kryesor i bashkisë mbetet kthimi i investimeve publike në vende pune, mirëqenie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët e Shkodrës./J.H/
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12364

