Benet Beci: Rikonstruksion i plotë për shkollën “Ismail Qemali” në Shkodër

Punimet për transformimin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër po vijojnë me ritme të mira. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë lajmin për këtë investim të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për rreth 900 nxënës dhe mësues. Projekti synon krijimin e ambienteve më funksionale, më të sigurta dhe më dinjitoze, duke forcuar cilësinë e arsimit dhe jetën e komunitetit shkollor në Shkodër.

Postimi i plotë:

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.
Një shkollë me traditë, ku mësojnë rreth 900 nxënës, po përfshihet në një ndërhyrje të rëndësishme që synon përmirësimin e kushteve të mësimdhënies për nxënësit dhe mësuesit.
Ky investim do të sjellë ambiente më funksionale, më të sigurta dhe më dinjitoze, në shërbim të arsimit dhe komunitetit të kësaj shkolle. 📚✨

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?