Benet Beci: Shirokë–Zogaj, prioritet për zhvillimin turistik dhe ekonomik të Shkodrës

Zona Shirokë–Zogaj mbetet një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Shkodër për zhvillimin urban, turistik dhe ekonomik. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit të rrugës Shirokë–Zogaj, si edhe mbi projektin e ri që pritet të vihet në zbatim për qendrën e Zogajve.

Gjatë takimit u hodhën ide dhe u shkëmbyen mendime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, e cila konsiderohet një arterie kyçe për rritjen e potencialit turistik dhe ekonomik të qytetit të Shkodrës.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona Shirokë–Zogaj në fokus dhe prioritet të Bashkisë Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, diskutuam mbi ecurinë e projektit të rrugës Shirokë–Zogaj, si edhe mbi projektin e ri që pritet të vihet në zbatim për qendrën e Zogajve.
Gjatë takimit u hodhën ide dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, e cila përbën një arterie kyçe për zhvillimin turistik dhe ekonomik të Shkodrës.
Investimet në Shirokë dhe Zogaj synojnë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe rritjen e potencialit të qëndrueshëm turistik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët dhe vizitorët./J.H/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?