Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 10:40 57 fitore në 15 muaj, Arsenali i Artetës me ritëm të frikshëm Arsenali po kalon një periudhë fantastike dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka ndërtuar një ritëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Peleshi në Uashington, pritet nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Michael Rigas

Lajme E premte, 6 Shkurt 2026 10:19
Peleshi në Uashington, pritet nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Michael Rigas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit me Michael Rigas, Zëvendësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë takimit u theksua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin e ngushtë, që i shërben të ardhmes dhe prosperitetit të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi se SHBA mbetet partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në rrugëtimin euroatlantik dhe reformat e brendshme të vendit, duke nënvizuar rolin e Kuvendit si institucion kyç në avancimin e këtyre reformave.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Para 25 minutash
Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i viktimave

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i vikt...

Para 1 ore
Zjarri në pallatin në Elbasan, Llatja: Një pjesë e godinës është bërë e pabanueshme

Zjarri në pallatin në Elbasan, Llatja: Një pjesë e godinës është bërë e pabanueshme

Para 4 orësh

U vlerësua gjithashtu roli i Shqipërisë si aleate e besueshme në NATO dhe angazhimi i saj për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë gatishmërinë për të përmbushur objektivat e reja të Aleancës drejt rritjes së shpenzimeve në mbrojtje, si edhe angazhimi maksimal për mikpritjen e Samitit të NATO-s.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve strategjike të konektivitetit dhe sigurisë në rajon, përfshirë zhvillimin e Porto Romanos dhe rëndësinë e Korridorit 8, si një bosht i ri europian që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke shërbyer jo vetëm si projekt i zhvillimit ekonomik, por edhe si korridor i sigurisë, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Kryetari Peleshi dhe Zëvendëssekretari Rigas diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë tek Kosova dhe roli i shqiptarëve si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, integrimin dhe paqen në rajon, si edhe rolin e Shteteve të Bashkuara si garant i paqes dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi u vlerësua si një moment domethënës për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një hap i rëndësishëm në thellimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, duke forcuar më tej rolin e Kuvendit si nxitës dhe mbështetës i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Etiketat e lidhura

niko peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

57 fitore në 15 muaj, Arsenali i Artetës me ritëm të frikshëm
Para 9 minutash

57 fitore në 15 muaj, Arsenali i Artetës me ritëm të frikshëm

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
Para 18 minutash

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!
Para 25 minutash

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Fluturimi Dublin-Romë devijohet në hapësirën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord
Para 29 minutash

Fluturimi Dublin-Romë devijohet në hapësirën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 16 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 13 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 12 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

4 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 12 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.