Benet Beci: Situata hidrologjike në Shkodër e qëndrueshme, nën monitorim të vazhdueshëm

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë publik raportin ditor mbi situatën hidrologjike në territorin e Bashkia Shkodër, duke theksuar se gjendja paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll të plotë.

Sipas raportit të datës 12 janar 2026, ora 08:00, nivelet e ujit janë nën kuotat kritike dhe aktualisht nuk raportohet asnjë banesë me prezencë uji në brendësi. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, kryesisht në zona të hapura bujqësore.

Shpërndarja e sipërfaqeve të prekura sipas njësive administrative është si më poshtë: rreth 120 ha në Dajç, 195 ha në Velipojë, 600 ha në Ana e Malit dhe 30 ha në Bërdicë. Në zonën e Obotit, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtuar në banesa. Qarkullimi është i garantuar me mjete të Ushtrisë, ndërsa kalimi me mjete të zakonshme mbetet i bllokuar për shkak të nivelit të ujit në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e lumenjve vijon të jetë e kontrolluar. Niveli i lumit Buna në Dajç është 6.64 metra, ndërsa në Urën e Vjetër të Bunës arrin në 8.70 metra, rreth 0.50 metra nën kuotën kritike. Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drini shënon nivelin 7.70 metra, afro 2.30 metra nën kuotën kritike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hidrovoret po funksionojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike raportohet normal, ndërsa argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren pa ndërprerje, ndërsa Bashkia Shkodër apelon për vigjilencë dhe ndjekje të informacioneve zyrtare./J.H/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?