Benet Beci: Tri net arti në Shkodër me premierën “Kopshtet e pavarura të lumturisë” në Teatrin “Migjeni”

Shkodra do të jetë qendra e artit dhe kulturës për tri net me radhë, teksa në Teatrin “Migjeni” do të ngjitet në skenë premiera e veprës “Kopshtet e pavarura të lumturisë”.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ndau lajmin përmes një postimi, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për jetën kulturore të qytetit. Shfaqja, një tragjikomedi e autorit Albri Brahusha me regji të Hervin Çulit, do të jepet më 10, 11 dhe 12 tetor, në orën 19:00, në skenën e Teatrit “Migjeni”.

“Kopshtet e pavarura të lumturisë” sjell për publikun një histori që ndërthur emocionin, ironinë dhe reflektimin mbi realitetin shoqëror, duke premtuar një përvojë të veçantë artistike për spektatorët shkodranë. /J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?