Benet Beci uron qeverinë e re: Shkodra dhe Shqipëria drejt vizionit europian

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i ka uruar sot suksese qeverisë së re në detyrën e saj të rëndësishme. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Beci thekson se vizioni i përbashkët i tij dhe i qeverisë është një Shqipëri europiane dhe një Shkodër europiane.

“Shkodra Europiane dhe Shqipëria Europiane janë vizioni ynë i përbashkët. Në bashkëpunim e partneritet, jemi bashkë drejt këtij qëllimi të madh,” shkruan Beci, duke shoqëruar mesazhin edhe me flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian. 🇦🇱🇪🇺

Kryebashkiaku thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe qendrore për të avancuar projektet strategjike që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe e afrojë Shqipërinë me standardet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?