Benet Beci: Velipoja e pastër është përgjegjësi e përbashkët
Pastrimi i bregdetit në Velipojë vijon në mënyrë periodike, me angazhim të përbashkët të institucioneve lokale.
Sot, ndërhyrja u realizua në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike dhe Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit. Qëllimi i aksionit është ruajtja e pastërtisë dhe imazhit të Velipojës si destinacion turistik.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, thekson se përgjegjësia për një bregdet të pastër është e përbashkët dhe bën apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që mbetjet të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara.
“Velipoja e pastër është përgjegjësi e të gjithëve,” shprehet ai, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit për ruajtjen e ambientit.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

