Benzema rikthehet te “Gjelat”

Karim Benzema mund të jetë e reja e bujshme e listës së të grumbulluarve të Francës për Evropianin.

“L’Equipe” dhe “Le Parisien” kanë publikuar sot se trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, është i gatshëm ta kthejë sulmuesin e Realit në përfaqësuese, pas 6 vitesh mungesë.

I dënuar që në vitin 2016 për videoskandalin e Mathieu Valbuena, ku ishin të përfshirë disa miq të Benzema, lojtari i madrilenëve nuk luajti Evropianin e vitit 2016 dhe Botërorin e vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forma spektakolare e tij në dy sezonet e fundit, ka bërë që Deschamps të ndryshojë mendim dhe ta kthejë në përfaqësuese. Benzema ka luajtur me Francën 81 ndeshje, duke shënuar 27 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?