Berat, panairi i produkteve bujqësore dhe blektorale

Njësia administrative e Roshnikut në Berat ka hapur një panair për promovimin e produkteve bujqësore, blektorale dhe turistike.

Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, por dhe produktet blektorale.

Për të promovuar produktet e shumta njësia vendore Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit) ka organizuar  një panair i hapur në natyrë.

Fermerët e zonës prezantuan sot prodhimet e njohura bio, duke synuar zhvillimin e të gjithë zonës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.

Kryetari i njësisë vendore, Artur Shahu, bëri me dije se duke shfrytëzuar vlerat historike të Gjyypërlinjëve që ka nxjerrë kjo zonë, me turizmin malor, vlerat bujqësore, blektorale dhe turistike synohet që kjo zonë të marri një zhvillim të madh. /Ora News/

SHKARKO APP