Berisha akuza mazhorancës në Kuvend: E keqja banale e kombit jeni ju…
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka shpërthyer në akuza ndaj maxhorancës, sa i takon çështjes për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
Sipas Berishës, PS-ja po bën lojën e saj për të grabitur Avokatin e Popullit.
“E keqja banale e kombit jeni ju! Pse e them këtë?! Ky parlament ka një komision ligjesh. Këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj, për kandidatët për avokat populli do të ketë të drejtë deputeti vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon. Ne zbatuam vendimin e komisionit të ligjeve. Ju po përmbysni vendimet, vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit. Ne kemi qenë besnikë me ligjin. Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat. Ndaj ne i tërhoqëm votat. Ju e dini se lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë votë. Shihni se ç’bëni! Kapërceni dhe bëni këtë kukumalin e organizoni një akt të turpshëm”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

