Berisha: Amerika do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro. Jemi pro dhënies së Sazanit për zhvillim
Nga kampi opozitar kanë dalë lajmet që kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro. Në emisionin ”Opinion”, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime. Për të Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar.
Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton edhe një nismë, ku Edi Rama përfaqëson Shqipërinë?
Sali Berisha: Ne nuk e votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do të merrte avionin. Për një orë e gjysmë do të shkonte në Davos. Besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.
Mentor Kikia: A është Rama duke u rehabilituar politikisht nga SHBA, pas takimeve me Ivanka Trump. Shqiptarët thoshin se Rama ia hodhi dhe këtë herë, duke e rregulluar me Amerikën. Një muaj rresht ju keni thënë se do vijë Amerika të marrë Ramën me helikopterë.
Sali Berisha: Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët.
Bruna Çifliku: …por ka pasur një ekzaltim nga demokratët, që dhe Rama do merrej si Maduro.
Sali Berisha: Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang.
Nga ana tjetër kryedemokrati foli për projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin e Sazanit. Berisha tregoi se edhe ai vet kur ishte kryeministër ka tentuar që Sazanin t’ia jepte Sivio Berluconi për zhvillim, por diçka e tillë nuk u realizua. Kryetari i PD thekson se është pro dhënies së Sazanit për zhvillim dhe për realizimin e projekteve madhore.
”Sazani ka një histori, historia është kjo. Fatos Nano e kishte ofruar në treg, unë e gjeta një gjë të tillë. Unë bisedova me Berlusconin, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar edhe sot nuk është i thjeshtë. Berlusconi e pëlqeu e bëri projektin, por erdhi kriza financiere e 2008 dhe mbeti projekti. Si ta kundërshtoja unë kur unë vet isha për pjekur që të jepej për zhvillim. Rama biznesmenëve shqiptarë u ka dhënë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

