FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha debat me Salianjin për Hysen Kadinë. Ish-deputeti: Demokratin më të votuar s’e futët në lista

Ervin Salianji debatoi edhe me Sali Berisën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Ai kritikoi kreun e demokratëve duke i thënë pse nuk përfshiu në listat e 11 Majit më të votuarit e Primareve, mes tyre edhe Hysen Kadinë, i cili rezultoi demokrati më i votuar në qarkun e Tiranës.

Berisha i ka thënë Salianjit se Kadia i ka shërbyer Edi Ramës dhe se gjatë zgjedhjeve nuk ka bërë fushatë pasi ka qenë në Amerikë. Kurse Salianji i ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ka edhe foto të tij që ka bërë fushatë në fshatrat e Kavajës.

Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demokrati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe debati me pas ka filluar mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, bile me tone të egra ndaj njeri tjetrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?