Berisha dhe mbështetësit e PD-së i drejtohen Parlamentit
Sali Berisha, deputetët e PD-së dhe mbështetësit e tyre kanë dalë nga selia blu dhe i janë drejtuar Parlamentit pak minuta para nisjes së protestës të thirrur nga Partia Demokratike para Kuvendit.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj situatë dramatike që po përjeton vendi. Nuk ka sot një kryeministër më të poshtëruar para botës dhe popullit të tij si Rama. I poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Aty ku bë n ligje në Kuvend, firmën ia merr pëllumbësha Spirogjoka, aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin”, tha Berisha para mbështetësve të mbledhur para Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

