Berisha: Duke mbrojtur Ballukun kryeministri Rama po rrezikon procesin e integrimit në BE

Sali Berisha thotë se me mbrojtjen që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë po kërcënohet integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Për të kryeministri Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij është i aftë të marrë çdo vendim pavarësisht se bllokon plotësisht procesin e integrimit në BE.

“Lajmet që vijnë nga kancelaritë evropiane, por edhe nga Brukseli, dëshmojnë se Edi Rama është në rreth të kuq. Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes Balluku dhe AKSHI”, tha Berisha.

Sipas Berishës, rruga e vetme është kryengritja paqësore më 10 shkurt. “10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar”, shtoi Berisha. Sipas tij, zhbërja e procesit të integrimit e nxjerr Shqipërinë në një orbitë krejtësisht tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?