Berisha e përjashtoi, Salianji shkon në Lezhë të dielën te demokratët
“Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese!
Të bashkojmë opozitën dhe të sjellim rotacionin. Kjo është arsyeja e takimeve tona me demokratët!
Shihemi të dielën në Lezhë, Pallati i Kulturës, ora 18:00″– shkruan Ervin Salianji.
Ndërkohë Berisha tha sot se “Salianji është vetpërjashtuar nga PD”. Pra de facto Selia Blu nuk e njeh më Ervin Salianjin si anëtar të PD! Por ish-deputeti që bëri burg për PD-në insiston se PD-ja duhet të vijë në pushtet duke gjeneruar besim e frymë të re lidershipi.
Mësohet se rojet e selisë Blu janë urdhëruar që Ervin Salianji nuk lejohet të shkelë më në oborrin e Selisë Blu.

KOHA JONË SONDAZH

