Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit
Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit çek Tomas Zdeçovski, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur se me anë të familjarëve të tij, po transporton para jashtë vendit. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha deklaroi se heshtja e Ramës dhe e mediave shqiptare për këtë çështje është një tregues i kontrollit që, sipas tij, kryeministri ushtron mbi informacionin publik. ”Deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Evropian, i cili shprehet se po ndjekim paratë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

