Berisha flet nga Amerika për heqjen e ”non-gratës”: Vendimi ishte lobim nga Rama dhe Soros. Ndoqa rrugën e dinjitetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet në një vizitë në SHBA ku ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane të presidentit Trump, ka folur për ”Çim Peka LIVE”, për këtë vizitë në Amerikë që pas shpalljes ”non-grata” 5 vite më parë. Berisha ka treguar se vendimi ndaj tij ishte marrë pas lotimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, për shkak se kishte kundërshtuar projektet e Sorosit.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: E pamundshmja ka ndodhur, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me diasporën e New Jerseyt. Një takim që në fakt nuk kishim menduar kurrë se do realizohej. Do të kemi këtë intervistë të shpejtë me zotin Berisha. Zoti Berisha përshëndetje. Kur e kishit filluar këtë betejë para 5 viteve, e kishit filluar për dinjitet, apo kishit menduar realisht se ti mund të arrije të riktheheshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Pa asnjë diskutim, që ditën e parë, kur kam vendosur të qëndroj ndaj këtij vendimi të paimagjinueshëm dhe thellësisht të padrejtë, kam qenë i bindur se e drejta do të triumfonte. Nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim, se kjo ditë nuk do vinte. Për arsye se arsyeja më e thjeshtë ishte se kisha çdo fakt, çdo të dhënë se vendimi ishte totalisht lobim korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorosit, dhe se nuk kishte në mënyrë absolute asnjë dokument apo fakt të qëndrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe isha i bindur, isha i bindur se ajo një ditë, në një mënyrë ose në një tjetër, do të hiqej. Unë zgjodha një rrugë, që tani faktohet më e drejta, zgjodha rrugën gjyqësore. Por sado që në një aspekt ajo dukej më femërore, më e vështirë, ajo u provua se unë kisha 100% të drejtë. Pse kisha 100% të drejtë. Në këtë proces, unë kam disa mirënjohje shumë të veçanta. Kam një mirënjohje të madhe për kongresmenin amerikan Lee Zeldin, që ia tha në sy, se ti s’ke asnjë fakt, asnjë dokument për Sali Berishën, por e ke marrë vendimin i bazuar, i nxitur nga Sorosi. Kisha një, një gazetar i Ëashington Times, i cili u mor në mënyrën më serioze këtë problem, dhe çfarë bëri, çfarë gjeti?

Punonjës të Departamentit të Shtetit gjeti ai, më thanë thotë ai, që procedura e Berishës është unike. Në cilin kuptim? Në kuptimin që s’ka kaluar në kanalet zyrtare që duhet të kalojë, por na ka ardhur nga sipër. Ka ardhur nga sipër, çka do të thotë që ishte marrë direkt nga Sekretari i Shtetit Blinken. Kështu isha i bindur, se një e padrejtë nuk do të mund të qëndronte për kohë të gjatë. Nuk kam pasur dyshim në këtë.

Çim Peka: Megjithatë me aq sa ju njoh si politikan, ju gjithmonë zgjidhni rrugët e sigurta në beteja, por pak të gjata. Ku e merr këtë durim, Sali Berisha?

Sali Berisha: Të themi të vërtetën, të jemi fiks të qartë me ty. Unë kësaj here zgjodha rrugën e dinjitetit. Realisht. Po unë kisha 8 vite, që nuk kisha asnjë funksion zyrtar në lidershipin e Partisë Demokratike apo të vendit. Kisha aq sa kisha autoritet moral dhe merresha, siç mund ta keni konstatuar me ato deklaratat e statuset e mia, me interesin kombëtar, çështjen kombëtare, dhe me krimin e organizuar, drogën. Këto me fjalë, duke u bindur se po mbroj interesin publik.

Tani, kisha kundërshtuar projektet e Soros-it si projekte të mirëfillta antishqiptare për në vlerësimin tim. Pra u bë një hakmarrje për shkak të lobimit të Soros-it dhe Rama e tha, ju në qoftë se ju kujtohet në 2019 kur më tha që ‘ti s’kalon dot Atlantikun’, tha që ‘ky ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara’. Unë konspiracion? Kurrë nuk kisha unë.

Unë kundërshtoja një projekt që absolutisht nuk ishte i Departamentit të Shtetit, s’ka qenë ndarja e shkëmbimit të territoreve fare, ishte një projekt i përgatitur nga OJQ në Beograd dhe i servirur. Ballkani i Hapur, nuk ishte një projekt i sugjeruar nga Departamenti i Shtetit në mënyrë absolute, ishte një projekt i sugjeruar nga Alex Soros dhe Vuçiç e Rama dhe kaq ishte. Tani, në këto kushte, 8 vite pasi unë s’kisha ndonjë funksion, kujtohet të vënë sanksione për korrupsion një njeriu që më kishte lavdëruar më shumë se këdo tjetër për luftën kundër korrupsionit. Çfarë ishte kjo? Kjo ishte lëndim në dinjitetin tim. Unë e kisha mbyllur prej 8 vitesh kapitullin tim, s’më kishte akuzuar askush kurrë, s’më kishte paditur kurrë njeri.

Dhe del ky njeri i nderuar që unë kisha respekt për të, me këtë akuzë. Atëherë natyrisht që unë isha njeri, po në një kohë që unë isha i harruar, unë isha një person i harruar në arenën ndërkombëtare, s’kisha, 8 vite, 8 vite kohë e pamasë, i lirë. Ky del edhe bën lajm me sanksionimin tim. Dhe unë pastaj mendova që, do ndjek një rrugë gjyqësore, dhe mediatike, nuk do loboj. Nuk do loboj dhe s’kam shpenzuar asnjë qindarkë. Kjo mbetet e vërteta.

Pra, rruga gjyqësore, e cila ishte rruga e një qytetari që kërkonte në sallën e gjyqit t’i vendoste dinjitetin e tij. Kjo e zemëroi shumë më tepër atë dhe anturazhin e tij dhe pastaj ndërmorën masat e tjera, tentuan të më izolojnë në mënyrë më, më jo të njerëzore nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, ju kërkuan vendeve të tjera të vendosin sanksione. Fatmirësisht që të gjithë pa përjashtim refuzuan, edhe ata që më njihnin dhe ata që s’më njihnin, sepse kjo ishte një kërkesë pa asnjë mbështetje as ligjore, as dokumentare.

Kjo ndaj dhe unë pse do të loboja unë? Unë mendova… personalisht, në atë administratë, shumicën e tyre, përfshirë dhe presidentin e kisha takuar më shumë se një herë, dy herë ose më shumë. Pra unë e njihja. Çfarë të thoja, ma hiqni? Jo, unë i njihja ata. Dhe unë zgjodha atë rrugë, nuk jam i penduar. Vjen keq që gjykatësi francez midis ligjit dhe një hapi në histori, zgjodhi burokracinë politike dhe e mbyllën me atë çështje, duke kaluar në fakt në shkallë të, tre shkallë, se Sekretari i Shtetit ka imunitet. Çka nuk është e vërtetë. Nuk ekziston asnjë formë imuniteti për shpifjen sepse shpifja nuk është funksion shtetëror i askujt.

Çim Peka: Po thoni se gjykatat franceze e kanë kaluar tre shkallët duke e mbyllur me argumentin se sekretari ka imunitet?

Sali Berisha: Njëherë, njërin, në njërën shkallë thonë se jo, nuk je qytetar i Bashkimit Europian, pikë që s’qëndronte fare. Pastaj përdorën imunitetin. Nuk mund të, nuk mund të procedojmë Sekretarin e Shtetit sepse ai është person me imunitet. Jo, nuk duan ata, aty. Por unë ato mundësi kisha. Mbase në një vend tjetër mund të kishte funksionuar më shumë, nuk e di.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?