Berisha Foltore në Krujë: PS me në krye Ramën ka 3 shtylla kryesore. Vjedhjen, mashtrimin dhe krimin
Sali Berisha këtë mbrëmje ka mbajtur një Foltore në Krujë, ku në fjalën e tij ndër të tjera akuzoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se po punon për largimin e shqiptarëve. Kreu i demokratëve theksoi se PS me në krye Ramën ka vetëm 3 shtylla kryesore që janë vjedhjen , mashtrimin dhe krimin.
”Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Një diktaturë jo siç ishte një diktaturë e parë që ndalonte me ligj dhe Kushtetutë partitë politike, por që shtyp pluralizmin. PD solli në Shqipëri pluralizmin si motorin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie.
Sot janë vërsulur me tërbim kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë. Sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen. Sot në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet që në të drejtën e Zotit ka lindur si parti krimi u rrit si parti krimi dhe vazhdon si parti krimi si fatkeqësia më e madhe. Kjo është PS. Kjo parti me në krye Ramën ka 3 shtylla kryesore, vjedhjen , mashtrimin dhe krimin”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

