Berisha: Ish-krerët e UÇK të shpallen të pafajshëm, nuk ka asnjë provë kundër tyre
Sali Berisha e cilëson akuzën e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së si “pamflet” propagandistikë të nacionalistëve serbë.
Në emisionin “Opinion”, ai theksoi se pavarësisht hetimeve disa vjeçare ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, gjykata nuk ka mundur të paraqesë prova konkrete për të vërtetuar akuzat ndaj tyre.
Lideri i demokratëve thotë se ish-krerët e UÇK-së me veprimet e tyre kanë shpëtuar mijëra jetë të qytetarëve të Kosovës.
Berisha u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të mos vijojnë me akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe të shpallë pafajësinë e tyre e t’i rikthejnë ata në shtëpitë e tyre në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

