Berisha: Koalicionet janë të domosdoshme për të sfiduar pushtetin autoritar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët në Kurbin, ku fokusi i diskutimeve u përqendrua te koalicionet politike dhe roli i tyre në zgjedhje.

Gjatë takimit, një pjesëmarrës ngriti shqetësimin pse vota duhet të shkojë edhe për partitë e vogla brenda koalicioneve, duke theksuar se ato shpesh “i marrin vota PD-së” dhe më pas dalin kundër saj në Parlament.

Në përgjigje, Berisha theksoi se koalicionet janë të nevojshme në çdo kohë, pasi përbëjnë një garanci për të shmangur përqendrimin e pushtetit te një parti apo individ i vetëm. Ai shtoi se, përballë situatës aktuale politike, koalicionet janë edhe më të domosdoshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kushtet e një diktature autoritare që shtyp pluralizmin dhe nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale, opozita nuk ka rrugë tjetër veç protestës dhe revoltës. Në këto kushte, koalicionet janë shumë të nevojshme dhe sa më i gjerë e më i fuqishëm koalicioni, aq më e afërt është fitorja”, u shpreh Berisha, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit të opozitës për të garantuar ndikim në procesin politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?