FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha kushtëzon rikthimin e opozitës në Parlament: Të plotësohen kërkesat e protestuesve

Sali Berisha thotë se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat parlamentare deri në momentin kur të zhbllokohet procedura për shqyrtimin e amendamenteve të depozituara nga deputetët demokratë. Ai sqaroi se vendimi nuk përfshin komisionet parlamentare dhe lidhet me refuzimin e mazhorancës për të futur në rend dite ndryshimet ligjore të kërkuara nga përfaqësuesit e protestës.

”Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në Komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në Parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës.

Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi. Të vendosë kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?