Berisha largohet me shpejtësi pas trazirave në Kryeministri
ryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, është larguar me shpejtësi nga protesta e zhvilluar përpara Kryeministria e Shqipërisë, menjëherë pas shpërthimit të trazirave.
Sipas burimeve nga terreni, momentet e tensionit nisën pas përfundimit të fjalimeve, kur një grup protestuesish hodhën mjete piroteknike dhe molotovë drejt godinës së qeverisë. Situata u përshkallëzua shpejt, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë me gaz lotsjellës.
Në këtë klimë përplasjesh, Berisha është parë teksa largohej me shpejtësi nga zona e protestës, i shoqëruar nga mbështetës dhe anëtarë të stafit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

