Berisha mbështet opozitën iraniane: Regjimi i Ajetullahëve drejt fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me zhvillimet në Iran, duke shprehur mbështetjen e tij për opozitën dhe protestat kundër regjimit iranian.
Në reagimin e publikuar, Berisha shprehet se lëvizja opozitare në Iran ndodhet, sipas tij, në fazën përfundimtare drejt fitores, ndërsa regjimi i udhëhequr nga Ajetullahët është drejt fundit. Kreu i opozitës shqiptare përdor tone të ashpra ndaj autoriteteve iraniane, të cilat i akuzon për dhunë ekstreme dhe represion ndaj protestuesve paqësorë.
“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!”, shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

