Berisha me demokratët në Korçë: PD më e fortë se kurrë, zgjedhjet ishin farsë elektorale
Nga takimi me demokratët në Korçë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë. Gjatë turit të “Foltores”, Berisha theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”.
“Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme”,- tha Berisha.
Kreu i PD iu referua edhe raporteve ndërkombëtare, duke theksuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është rekomanduar ndarja e partisë nga shteti, ndërsa në Parlamentin Europian është ngritur shqetësimi se krimi i organizuar pengon rotacionin e pushtetit në Shqipëri.
“Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë. Ne jemi parti e paqes, por të pamposhtur dhe do rrojmë e do fitojmë për liri”, u shpreh Berisha. Ai shton se Rama duhet të japi dorëheqjen. “Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet”.
KOHA JONË SONDAZH

