Berisha me demokratët në Lezhë: PD ka treguar besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave
35-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, kreu Sali Berisha zhvilloi një takim atje, ku vlerësoi kontributin historik të demokratëve të këtij qarku dhe rolin e PD-së në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen që qytetarët e Lezhës i kanë dhënë ndër vite PD, duke e cilësuar një mbështetje të jashtëzakonshme. Ai u ndal tek momentet e para të themelimit të PD, duke përkujtuar guximin e djemve dhe vajzave që, sipas tij, ”në kushtet e terrorit komunist ndanë epokat dhe çelën dyert e lirisë dhe demokracisë”.
Kreu i PD-së rikujtoi periudhën e qeverisjes 2005–2013, duke e cilësuar atë si një fazë transformuese për Shqipërinë, me rritje ekonomike, përmirësim të pagave dhe pensioneve, zhvillim infrastrukture dhe anëtarësim në NATO. Ai theksoi se humbja e zgjedhjeve në vitin 2013 dhe pranimi i rotacionit politik treguan, sipas tij, ”besnikërinë e palëkundur të PD-së ndaj demokracisë dhe vlerave të saj”.
KOHA JONË SONDAZH

