Berisha me demokratët në Tiranë: Baronët e drogës ndërtojnë kullat, por shqiptarët marrin rrugët e botës

Me demokratët e Degës 2, Sali Berisha vuri në pah transformimet epokale të vendit nën qeverisjen e PD-së, përballë krizave dhe sfidave si vitet 1997 dhe lufta kundër korrupsionit, dhe përmes këtyre përvojave tregoi se mbështetja e qytetarëve dhe qëndrimi i palëkundur ndaj të vërtetave themelore kanë qenë gjithmonë shtylla e forcës së partisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Ai gjithashtu solli në vëmendjen rastin e Ergys Agasit duke thënë se në emër të Suel Çelës dhe Troplinëve shkarkon njëri pas tjetri ministrat.

”Baronët e drogës ndërtojnë kullat, por shqiptarët marrin rrugët e botës. Ergys Agasi në emër të Suel Celës dhe Troplinve shkarkon njëri pas tjetrit ministrat. Jeni dëshmitar që 4 muajt e fundit mesazhet që kanë ardhur nga SHBA janë për luftën kundër karteleve të drogës dhe lidhjet e tyre me drogën”, tha ai. Gjithashtu Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama shndërroi zgjedhjet në farë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?