Berisha: Meta mund të dijë më shumë se unë për 21 janarin

Sali Berisha u pyet ditën e sotme në lidhje me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të dëshmuar si person në dijeni për katër të vrarët e 21 janarit 2011. Berisha tha se Ilir Meta mund të dije gjëra më shumë se vetë ish-kryeministri.

“Nuk kam dijeni se cilat gjëra di Meta, më shumë se ç’di unë. Ai mund të dijë. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit Prifti. Mendoi se do mund të më bënte presion, unë i thash sa të dalësh nga dera ime bëjë publike. Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. E ka manipuluar Rama dhe Filip Çakulli. Nëse unë sulmoj sot Troplinin, sulmoj se kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?