Berisha në Elbasan për Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, të cilin e konsideroi kryeqendrën e festës më të lashtë shqiptare. Ai e përshkroi këtë ditë si simbol shprese, frymëzimi dhe ripërtëritjeje, duke i ftuar shqiptarët ta festojnë me gëzim dhe besim në të ardhmen.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi qeverinë aktuale, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku, dhe tha se sipas tij “festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Ballukun nuk kanë më të ardhme”. Ai gjithashtu shprehu keqardhje që ky vit shënon ditën e parë të Verës në 34 vite kur dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët, duke i lidhur këtë me veprimet e qeverisë aktuale.

Berisha përfundoi duke u shprehur se shpreson që Dita e Verës e vitit të ardhshëm të gjejë shqiptarët të lirë për të festuar, me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt integrimit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.
Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë.
Nuk e meritojnë!

Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.

Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?