Berisha në Parlamentin Belg: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Sali Berisha zhvilloi një takim në Parlamentin e Belgjikë, ku prezantoi situatën politike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë institucionale dhe demokratike. Kreu i PD-së theksoi se vendi po përballet me probleme serioze që, sipas tij, po “gllabërojnë” funksionimin normal të shtetit. Ai ngriti shqetësime për proceset zgjedhore, pavarësinë e institucioneve dhe gjendjen e sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, ai paraqiti si zgjidhje krijimin e një qeverie teknike, e cila do të kishte për detyrë organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Berishës, një qeveri e tillë do të ndihmonte në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe stabilitetit politik në vend.

Deklarata e plotë

Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar. Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve. Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin. Na falënderuam për informacionin dhe debatin që patëm dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos harroni se në sallat e gjyqit të këtij kryeqyteti ka dalë emri i Edi Ramës si njeriu që i është bërë dhuratë 600 mijë euro ora, është bërë e famshme sipas televizionit belg, dhe problemet e tjera. Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë. Dhe, kushti i të gjitha kushteve, për mendimin tonë, duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

A shpalosët dhe kërkesën e opozitës tashmë për qeveri teknike në këto takime?

Sali Berisha: Sigurisht që e shpalosëm dhe e paraqitëm atë si mundësia e vetme që shqiptarët të mund të votojnë në zgjedhje të lira sepse qeveria aktuale zhvillon farsë dhe nuk bën zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7330 (61.4%)
Jo 4601 (38.6%)

Vota totale: 11931