Berisha në SPAK për 21 Janarin, Adriatik Lapaj: Duhet vendosur drejtësi, u vranë 4 protestues
Për herë të parë pas 15 vitesh, këtë të mërkurë Sali Berisha u paraqit në SPAK dhe dha llogari për 21 Janarin, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën.
Për kreun e ”Nismës Thurje” Adriatik Lapaj, për 21 Janarin duhet që të bëhet drejtësi. Për të përgjegjësit kryesor të 4 protestuesve të vrarë në Bulevard duhet që të dalin para drejtësisë.
”Nuk duhet që të vriten qytetarët në mes të Bulevardit, kjo duhet që të jetë republikë e qytetarëve. Për 21 janarin duhet bërë drejtësi ata që kanë marrë jetën e qytetarëve duhet që të përgjigjen, sepse 4 djemë mungojnë tek prindërit e tyre, 4 vëllezër mungojnë tek motrat e tyre. Drejtësia është duke punuar në një terren të vështirë dhe s’është e lehtë, sot jemi tek fakti që kjo është tejkaluar sepse janë bërë shumë vite”.
KOHA JONË SONDAZH

