Berisha: Nuk e dija që artistët ndodheshin në ish-vilën e Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë
Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët, pasi doli nga SPAK-u, ku u paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe foli edhe për sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës.
Berisha u shpreh se nuk kishte informacion që kishte njerëz brenda godinës, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje.
“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt (i sulmeve). S’kam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore (për ish-vilën e Enver Hoxhës). Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11235

