Berisha paralajmëron sërish protestë: Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protesta pa ndalim kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ai se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar qeverinë”.
“Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Edi Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër.
I garantoj se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës në Shqipëri. Pra, sot për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme gjer në largimin e tij. Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme.
Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve. Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar.
Ndaj dhe ne do punojmë fort, opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, më armiqësor, që ata kanë pasur pas Enver Hoxhës që ata kanë pasur në histori”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

