Berisha: Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore
Lajme E Diel, 5 Prill 2026 08:36
Lideri demokrat uron katolikët: Gëzuar Pashkët!
Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.
Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit, është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdekësisë, e besimit të madh tek Zoti, tek mirësia dhe gjithëfuqia e tij. Vetishëm, Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe tek një e ardhme më e mirë.
Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj, të dashur miq, t’i lutemi Zotit që të bekojë, shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë.
Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë!

KOHA JONË SONDAZH