Berisha: PD nuk do të pranojnë më listat e mbyllura në zgjedhje
Foltorja e PD-së nga Kryeministria sonte u pa në Njësinë nr.9 në Tiranë. Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të jetë kundër listave të mbyllura në zgjedhje.
Ai tha se të gjitha partitë opozitare janë dakord që të mos pranojnë të garojnë me dy lista. Berisha shtoi se nëse do të refuzoheshin më 11 maj, kjo duhet të bëhej me një ujdi të plotë opozitare, në të kundërt PD nëse nuk do të hynte në zgjedhje, do të bënte vetëvrasje.
”Ne nuk pranojmë një sistem me lista të mbyllura, ne mund të mos e pranonim djhe në zgjedhjet që shkuan, por kjo do të kërkonte një ujdi të plotë opozitare. Nëse nuk do të binim dakord, ajo do ta kërcënonte PD, nëse nuk do të hynte në zgjedhje, bënte një vetëvrasje. Ai sistem, të parët kundër tij do jemi ne.
Këtu diskutojmë si ti zgjedhim kandidaturat, ne përdorëm Primaret. Ishin vota juaj në listat e hapura, harrojeni se nuk do të jenë më në listat e tjera. Sic i përdorëm ne janë shumë të rralla, pra pa seleksionim, vendi që i ka bërë më herët se ne i ka me seleksionim”.
KOHA JONË SONDAZH

