Berisha për 22 dhjetorin: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, Rama do largohet me autoblinda

Kreu i PD-së, Sali Berisha në Foltoren e kësaj të hëne para Kryeministrisë, zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë.

”Këto ditë, nga e hëna në të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë, të takojmë e mbledhim çdo guximtar. Koha është e guximtarëve dhe atyre që sakrifikojnë dhe ju garantoj që fitorja është e pa shmangshme”, tha ai.

Nga ana tjetër, Berisha paralajmëron protestë të dhunshme deri në dorëheqjen e Ramës. ‘‘Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ’91, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?