Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për kandidatin. Jemi marrë me modelin, jo me emrat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka kandidatura shumë herë më të mira se sa PS-ja, e cila ka Ogerta Manastirliun për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Berisha tha se bashkë me aleatët po diskutohet mbi modelin që do të ndiqet në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera.

“Ka emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.
Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.
Pra, do të jetë kjo një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?
Do të jetë kjo një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?
Do të jetë kjo një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?
Pra, ky është konfirmi më i madh, pra ujdia më e madhe, me cilin model do të dalim. Por ne kandidatura kemi, që janë të pakrahasueshme me korbën e kovidit.
Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.
Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?