Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç

Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës. Kreu i PD-së, thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për “dyshen famëzeze të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.
”Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën. Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës”,–shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

