Berisha për protestën e 10 shkurtit: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës
Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaori se opozita do të vijojë betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë.
“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët i kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

