
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij të ri me titull “Në Sofrën e Hënës”, që përbehet nga disa fjalime të mbajtura në iftare të organizuara prej tij ndër vite. Promovimi i veprës u zhvillua sonte gjatë një iftari të shtruar nga kreu i qeverisë, ku të pranishëm ishin dashamirës të letërsisë, përfaqësues të politikës, si edhe figura të njohura të televizionit, artit e kulturës.